Lajme

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e Lituanisë, Jurate Raguckiene

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 13 December 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e Lituanisë, Jurate Raguckiene me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale, të cilën e uroi për detyrën.

Në këtë takim, Osmani theksoi se Kosova pret mbështetjen e shtetit të Lituanisë në përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Ndërkaq në kontekst të situatës politike në rajon, ajo ka potencuar rrezikun e destabilizimit nga shtrirja e ndikimit rus dhe eksponentëve të tyre në Serbi.

-Advertisement-

Sipas saj, nevojitet unitet dhe reagim kundrejt tendencave destabilizuese në rajon.

Të dy palët ranë dakord ta rrisin nivelin e angazhimit, me fokus të veçantë në sferën e mbrojtjes, arsimit, shkëmbimit ekonomik dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Ambasadorja Raguckiene ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj ta mbështesë Kosovën edhe më tej dhe në të njëjtën kohë i ka bërë ftesë zyrtare presidentes Osmani që në një kohë të përshtatshme për të dy palët, ta vizitojë Lituaninë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera