Lajme

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Jordanisë

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 30 January 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Jordanisë në Kosovë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi.

Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në mandatin e tij, Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Jordanisë ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se presidentja theksoi rëndësinë e përkrahjes së Jordanisë për Kosovën në forume ndërkombëtare dhe vazhdimin e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

-Advertisement-

Në takim me ambasadorin Al-Tamimi, e para e  vendit theksoi nevojën për intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitën zyrtare të presidentes Osmani në Jordani, bazuar në ftesën nga Mbreti Abdullah II, me qëllim që të thellohen edhe më tej raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera