Lajme

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Katarit

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 22 February 2024

Presidentja Vjosa Osmani pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i shtetit të Katarit, Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari.

Në njoftimin e presidencës thuhet se Osmani shprehu vlerësimin për përkushtimin e vazhdueshëm të Katarit për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën.

“Osmani shprehu besimin për vazhdimin e mbështetjes nga Katari si në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare ashtu edhe në fuqizimin e pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

-Advertisement-

“Osmani dhe Al Dosari, ndër të tjera diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, në veçanti në fushën e ekonomisë, bujqësisë, energjisë, shëndetësisë dhe fusha të tjera. Gjithashtu, u diskutua edhe për një sërë çështjesh në fushën e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetmë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe çështje tjera me rëndësi të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera