Lajme

Osmani: Po finalizojmë kyçjen e lagjes Arbëria në Termokos

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 13 May 2023

Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani ka njoftuar se punimet për kyçjen e lagjes “Arbëria” në sistemin e ngrohjes janë duke u finalizuar

Osmani ka theksuar se gjatë ditës ka përcjellë nga afër punimet me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

“E nisëm ditën me Kryetarin e Prishtinës Përparim Rama – në qendrën e qytetit, aty ku po finalizojmë kyçjen e lagjes Arbëria. Jemi gati për sezonin e ardhëm të ngrohjes! Do të vazhdojmë tutje edhe ne objekte të tjera publike me rëndësi të veçantë, brenda kapacitetit aktual termik të cilin e kemi!  Termokos, sinonim i Prishtinës së gjelbër”, ka theksuar ai.

-Advertisement-

Osmani para disa ditësh ka deklaruar se do të përfshijnë edhe dy lagje në sistemin e ngrohjes nga sezoni tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera