Osmani: Pikënisja për Asociacionin duhet jetë Kushtetuta jonë, jo propozimi i Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 10 May 2023
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se statuti i propozuar nga Ekipi Menaxhues është një model “Republika Srpska plus” dhe tregon që Serbisë nuk i interesojnë të drejtat e minoriteteve por vetëm që të ketë një instrument për të vazhduar që të sfidojë sovranitetin dhe integritetin territorial e shtetësinë e Kosovës.
“Kur vije fjala që u propozua nga Ekipi Menaxhues është një model “Republika Srpska plus” dhe tregon që Serbia nuk i interesojnë të drejtat e minoriteteve në Kosovë por i intereson që të ketë një instrument për të sfiduar sovranitetin territorial dhe integritetin shtetëror”, ka thënë Osmani.
Për propozimin e Qeverisë së Kosovës, Osmani ka thënë se aty janë parametrat bazike mbi të cilat duhet të ndërtohet statusi dhe se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.
“Ndërkohë propozimi i Kosovës, që janë parametrat bazike mbi të cilat statusi do të duhej të ndërtohej, është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”, ka thënë Osmani.
Ajo i ka dalë kundër shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, i cili ka thënë e propozimi nga Ekipi Menaxhues nuk është draft final por është pikënisja për diskutimet rreth Asociacionit.
Shefja e shtetit të Kosovës ka thënë se pika startuese duhet të jetë Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe jo një propozim që synon të krijojë një tjetër “Dodik Republika” në Kosovë apo edhe më keq.
Osmani ka thënë se një propozim i tillë është tepër i rrezikshëm dhe si i tillë duhet të refuzohet në mënyrë unanime, raporton Express.
“Kështu që pika startuese duhet të jetë Kushtetuta e Kosovës dhe jo një propozim nga Serbia që synon të krijojë një tjetër “Dodik Republika” apo edhe më keq në rajonin tonë, e që synon të krijojë më shumë destruktivitet sesa në vitet e 90-ta. Kjo duhet të refuzohet unanimisht si një model tepër i rrezikshëm dhe jo të shihet si bazë për negociata”, ka thënë Osmani.
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...