Lajme

Osmani: Përkujtimi i holokaustit është obligim njerëzor

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 27 January 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot holokaustin, ku theksoi se në kohët më të errëta për hebrenjtë shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.

Osmani në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka shkruar se përkujtimi i holokaustit është obligim njerëzor i secilit, shkruan Gazeta Infokus.

“Përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më. Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura të popullit mik hebre”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera