Lajme

Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 09 October 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka udhëtuar në Dubrovnik për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.

Në këtë samit, Presidentja Osmani do të pritet nga kryeministri kroat Plenkoviq dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.

“Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën”, njofton Presidenca.

-Advertisement-

Përveç pjesëmarrjes në seancën plenare ku presidentja do të mbajë një fjalim, ajo do të zhvillojë takime edhe me homologët e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera