Lajme

Osmani për vizitë në Bullgari, pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti bullgar Radev

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 30 November 2022

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Bullgari, me ftesë të presidentit Rumen Radev.

Presidenti bullgar e priti homologen kosovare me një ceremoni zyrtare para Katedrales së Shën Aleksandër Nevskit.

Të dy presidentët parakaluan me ndërime para Gardës së Nderit, kurse presidentja Osmani-Sadriu, vendosi kurorë lulesh pranë monumenti të Ushtarit të Panjohur, raporton BTA.

-Advertisement-

Pas ceremonisë së mirëseardhjes, presidentët Radev dhe Osmani, janë duke zhvilluar një takim kokë më kokë, e më pas do të ketë bisedë ndërmjet delegacioneve zyrtare.

Krerët e të dy shteteve do të diskutojnë çështjet e agjendës dypalëshe dhe rajonale, perspektivën evropiane të Kosovës dhe mënyrat për të nxitur bashkëpunimin në ekonomi, investime, energji, transport, turizëm, arsim, shkencë dhe kulturë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera