Osmani për takimin me Macron e Scholz: I bëra të qarta vijat e kuqe, do të diskutojmë shpejt me ekipet e tyre
Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 06 October 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur konferencë për media pas samitit të Pragës, ku tregoi për takimin që pati me presidentin francez, Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Osmani tha se në këtë takim tregoi se kanë biseduar edhe për dialogun e Kosovës me Serbinë, ku tha se ua ka bërë të qartë për vijat e kuqe të Kosovës.
“Pastaj kemi diskutuar edhe për dialogun. Franca dhe Gjermania në nivelet më të larta janë duke bërë përpjekje për intensifikimin e dialogut, por si përfaqësueses e Kosovës kam paraqitur cilat janë vijat tona të kuqe, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit të vendit tonë, kushtetutshmërisë e vendit dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që Kosova të mbetet shtet funksional, pra mos të lejojmë zgjidhje që më shumë shkaktojnë probleme se sa paqe e stabilitet në rajon. Ekipet e tyre shumë shpejt do të ulen sërish bashkë me ne për të biseduar për këto cka diskutuam sot”, tha presidentja Osmani.
Po ashtu, presidentja Osmani tha se në këtë takim e shtroi edhe çështjen për ngritjen e liberalizimit të vizave për Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Në të gjitha takimet që kam pasur në mbi 25 takime, të gjithë e kanë potencuar se sa shumë I vlerësojnë reformat që Kosova i ka marrë gjatë këtij 1 viti e gjysmë, sidomos për shtetet skeptike që kanë qenë më herët sa i përket vizave kjo ka qenë çështja determinuese në vendimet e tyre.
(Takimi me Macron dhe Scholz)Në radhë të parë kam ngritur çështjen për liberalizimin e vizave dhe së dyti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ajo.
Të tjera
-
FSK stërvitet me ushtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR’it
Ushtarë të FSK-së kanë kryer një stërvitje me ushtarët amerikanë dhe gjermanë...
-
A do të sjellë 2025-ta një ndryshim të madh për udhëtarët në BE? Si funksionon sistemi për një shtetas jo të Bashkimit Evropian
Fundjavën e kaluar mund të zbulohej Sistemi i ri i Hyrje/Daljes në Bashkimin ...
-
Abdixhiku paralajmëron Pecin e Qeverinë Kurti për grantet: Do t’i ktheni paratë cent më cent
Kryetari i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixh...
-
Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve
Ditën e sotme janë futur në ambientet e Presidencës 4 përfaqësues të partive ...
-
Shtyhet seanca për rastin e kadetit Flordian Shabaj, gjykata urdhëron që Gërxhaliu të sillet me detyrim
Seanca gjyqësore për rastin e vdekjes së kadetit të Policisë së Kosovës, Flor...
-
Pas SHBA, edhe Greqia mbyll ambasadën e saj në Kiev, shkak frika nga sulmet ruse
Pas Uashingtonit, edhe Athina do të mbyllë ambasadën e saj në Kiev. Shkak ...
-
Kurti viziton një nga depot e ạrmạtimit të FSK-së: Armạtimi modern është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti mbrëmjen e së martës ka vizituar njërën ng...
-
Nis dëshmia e dëshmitarit 105 në Hagë: Një serb që pretendon se u rrëmbye nga pjesëtarët e UÇK-së
Po vazhdon gjykimi në Gjykatën Speciale të Hagës. Sot ka vazhduar dëshmia ...
-
Kurti: Po angazhohemi për të rritur breza të shëndoshë e të edukuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po angazhohet për të krijuar...
-
Qeveria kundër zbatimit të njëanshëm të marrëveshjes me Serbinë
Kryeministri, Albin Kurti, ka refuzuar idetë dhe propozimet që marrëveshja ba...
-
Shënohet Dita Botërore e Fëmijëve, Kurti: Fëmijët janë themelet e jetës
Me qëllim të shënimit të 20 Nëntorit- Ditës Botërore të Fëmijëve mbahet takim...
-
Borë, ngrica dhe rënie temperaturash – Gjermania përfshihet nga stuhia dimërore
Shi, stuhi dhe madje edhe borë. Plus një rënie e ndjeshme e temperaturës. Gje...