Lajme

Osmani për sulmin në Teksas: Ne ndajmë dhimbjen e popullit amerikan

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 25 May 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me sulmin në shkollën fillore Robb në Uvalde, në Teksas, ku metën të vrarë 19 nxënës dhe 2 të rritur, nga një 18-vjeçar, i cili më pas u qëllua për vdekje nga policia.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Osmani ka thënë se lutjet tona janë me familjet e nxënësve dhe të rriturve të cilët humbën jetën.

Gjithashtu, ajo ka shkruar se ndajmë dhimbjen e popullit amerikan dhe pikëllimin me miqtë tanë në këtë kohë.

-Advertisement-

“E shkatërruar nga lajmi për të shtënat në një shkollë në Teksas. Lutjet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve iu dhanë fund padrejtësisht. Ne ndajmë dhimbjen e popullit amerikan dhe pikëllimin me miqtë tanë në këtë kohë”, ka shkruar e para e vendit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera