Lajme

Osmani për rastin në Shtërpcë: Akt i patolerueshëm

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 06 January 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë, ku tha se është akt i patolerueshëm dhe se autori duhet të vihet para drejtësisë.

Osmani tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t’iu ofrohet ambient i qetë dhe i sigurt.

“Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojnë urgjentisht e sipas ligjit”, është shprehur Osmani, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Kujtojmë se në lidhje me ngjarjen, një person i moshës 33 vjeçare është arrestuar dhe në të njëjtën kohë iu është konfiskuar arma.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera