Osmani për njohjet: Po riparohet dëmi i krijuar më parë kur politika e jashtme flinte
Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 23 December 2021
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se institucionet e Kosovës po bëjnë punë të palodshme për ta riparuar, siç tha ajo, dëmin e krijuar më parë ‘kur politika e jashtme flinte’.
Gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me homologun kroat, Zoran Milanoviq, Osmani siguroj se Kosova do të ecë përpara dhe se i ka borxh gjeneratave të reja.
Veç kësaj, presidentja e vendit foli edhe për njohjet nga shtetet jo-njohëse, duke thënë se nuk është në interes të Kosovës të bëhen publike takimet pa marrjen e vendimeve.
“Si presidente jam e njoftuar për të gjitha detajet që kanë të bëjnë me procesin e njohjeve potenciale, jam e njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e cila është Ministria që ka tërë procesin në dorë, të gjitha kontaktet e drejtpërdrejta me këto shtete jo-njohëse, duhet ta dini që është në interesin e Republikës së Kosovës, që derisa të ndodh njohja mos të bëhen publike takimet tona me shtete jo-njohëse. Deri në marrjen e vendimit, kushdo që për interesa personale tenton të bëjë publike përpjekjet tona drejt njohjeve, vetëm dëmton interesin e vendit, unë besoj se askush në Kosovë, pavarësisht funksionit që ka, s’ka një qëllim të tillë”.
“Kosova meriton që të njihet nga e gjitha bota demokratike, nga të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, sepse s’ka asnjë arsye, historike, politike apo ligjore që do t’i jepte dikujt arsye që mos ta njohë Kosovën. Siguroj të gjithë qytetarët që përkundër dezinformatave që tentohen të shpërndahen, institucionet e Kosovës po bëjnë punë të palodhsme të riparojnë dëmin e krijuar më parë, kur politika e jashtme flinte dhe ishte totalisht e çakorduar, dëm ky marramendës i cili merr kohë për ta riparuar. E në anën tjetër që kur të kthehet treni në binar, të ecim përpara, t’i bindim shtetet që ta njohin Republikën e Kosovës”.
“Shumë sakrifica janë bërë nga populli ynë që të ndërtohet ky shtet i lirë, por më shumë ua kemi borxh edhe gjeneratave të reja të ecin përpara, të shohin perspektivë dhe t’ua lajmë borxhin të gjithëve që dhanë gjithçka që ne të qëndrojmë në këmbë sot. Kosova e meriton të njihet, dëmit të madh që i bërë në të kaluarën, ju siguroj që ne do të ecim përpara”, tha Osmani.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...