Osmani për median holandeze, konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e BE-së
Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 22 June 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në intervistë për mediumin holandez NRC, mes tjerash foli për pjesëmarrjen e saj në Samitin e BE-së në Bruksel që fillon punimet sot dhe nesër.
Në fakt të enjten, në këtë Samit, do të flitet për Ballkanin perëndimor e ku pritjet janë që do të diskutohet edhe për liberalizimin e vizave për Kosovë. Në lidhje me këtë, presidentja Osmani ka thënë se në këtë Samit, niset me shpresë, por pa pritje të mëdha.
“Unë shkoj gjithmonë atje me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, citohet të ketë thënë Osmani, për NRC. Presidentja e shtetit ka theksuar se mungesa e liberalizimit të vizave për kosovarët është një padrejtësi e madhe.
Ajo më tej ka përmendure dhe shtetet që e kanë fituar këtë të drejtë para Kosovës edhe pse Kosova kishte plotësuar nëse jo para tyre, së paku krahas tyre.
“Qytetarët nga Ukraina, Gjeorgjia, vende të ndryshme të Amerikës Latine lejohen të udhëtojnë lirisht. Por unë – e vetmja – kam nevojë për vizë për të marrë pjesë në samitin në Bruksel”, thotë Osmani.
“Është një padrejtësi e madhe: diskriminim ndaj popullatës sonë. Ne jetojmë në një geto”, ka theksuar ajo.
“Ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”.
Presidentja u është referuar raporteve ndërkombëtare në të cilat Kosova ka rezultate të mira për zhvillimin demokratik, siç është liria e mediave dhe të drejtat e njeriut. Në intervistë, Osmani ka shprehur besimin e saj se lufta në Ukrainë do të përfundojë dhe se vala e re zgjerimit të BE-së do ta përshijë Ukrainën, por edhe Kosovën.
Të tjera
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...