Osmani për CNN: Serbia të shkëputet nga trashëgimia e Millosheviqit dhe ta pranojë pavarësinë e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 01 July 2022
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka thënë se arsyeja kryesore që Kosova dëshiron anëtarësimin në NATO, është çështja e sigurisë.
Osmani, po ashtu ka kujtuar kohën gjatë viteve ’99, kur NATO kishte ndërhyrë për të mbrojtur popullin e Kosovës i cili ishte viktimë e gjenocidit të Millosheviqit, transmeton lajmi.net.
“Nuk është e rëndësishme vetëm për vendin tim. Të jesh në NATO do të thotë të jesh i sigurt. Pra praktikisht arsyeja kryesore që populli i Kosovës për shkak të sigurisë. Por gjithashtu, për shkak se ne nuk e shohim NATO-n thjesht një makinë ushtarake, ne e shohim NATO-n si makinë të bazuar në vlera. Në vitin ’99 NATO nuk ka qëndruar “duarkryq” derisa populli i Kosovës po shtypej dhe në të njëjtën kohë ishte viktimë e gjenocidit nga forcat e Millosheviqit”, ka thënë Osmani në një intervistë për CNN.
E pyetur se a e përkrahin Kosovën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarësimin e Kosovës në NATO, presidentja ka thënë se “po”
“Ne jemi absolutisht optimistë që Uashingtoni e përkrah e Kosovën, sepse Uashingtoni gjithmonë e ka përkrahur e Kosovën”, ka thënë Osmani.
Sa i përket marrëveshjes me Serbinë, presidentja, ka thënë se Serbia duhet të shkëputet nga gabimet e saj në të kaluarën dhe të kuptojë që pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm.
“Është e qartë se njohja reciproke është në qendër të dialogut për Kosovën dhe Serbinë, dhe sa më shpejt që Serbia të kuptojë se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm, aq më mirë për ta po ashtu për paqen dhe stabilitetin, paqen dhe stabilitetin afatgjatë për gjithë rajonin. Kështu që unë shpresoj se Serbia do të shkëputet dhe do të merret me gabimet e saj, por më e rëndësishmja do të shkëputet nga trashëgimia e Millosheviqit”, ka vijuar tutje Osmani. /Lajmi.net/
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...