Osmani për CNN: Kosova është nën sulm

Autori: Gazeta inFokus
19:43 | 03 October 2023
Në intervistën ekskluzive për Christiane Amanpour në CNN, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur në lidhje me Asociacionin.
Ajo tha se Kosova është zotuar se do t’i zbatojë marrëveshjet e Brukselit, e sidomos këto të fundit në Bruksel e Ohër.
“Kosova është nën sulm, është nën akt agresioni. Natyrisht, gjëja e parë që e duam është që Radoiçiqi t’i dorëzohet Kosovës që të ketë drejtësi. Serbia nuk ka bërë drejtësi. Së dyti, ka vetëm një palë konstruktive në atë dialog, dhe ajo ka qenë Republika e Kosovës që i ka plotësuar 99% të obligimeve, është krejtësisht e kundërta që ka bërë Vuçiqi. Siç tha në intervistën tuaj, ‘unë jam i gatshëm të negociojë’, por Serbia s’ka realizuar asnjë marrëveshje. Ka një listë të gjatë të obligimeve që i ka ndërmarrë që nga 2011, diplomat e të tjerat. Më 2013, Serbia u zotua për shpërbërjen e të gjitha strukturave ilegale në veri, por ato u kthyen në banda kriminale që po kryejnë akte terroriste me urdhër të Serbisë. Kosova është zotuar se do t’i zbatojë marrëveshjet, nisur nga ajo e Brukselit dhe e Ohrit. Do të thotë, është zotuar për vetëmenaxhim për serbët. Por të mos harrojmë, Kosova po kërkon diçka të thjeshtë: duam balans dhe drejtësi në atë dialog, që nuk e kemi pasur. Grupet kriminale të Vuçiqit kanë sulmuar 93 ushtarë të KFOR-it, dhe s’ka llogaridhënie. Nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për ta”, deklaroi Osmani për Amanpour.
Më tej, e para e shtetit tha se Kosova ka propozuar një plan për sekuencim të marrëveshjes, por që të njëjtën gjë nuk e ka bërë pala serbe.
“Ne kemi marrë çdo hap që të jemi pala konstruktive në dialog. Kemi propozuar një plan për sekuencimin e marrëveshjes, kemi ecur me këshillat e partnerëve, tani jemi në koordinim me partnerët. Serbia nuk e ka bërë këtë gjë. Tani jemi në një akt agresioni që ka vrarë njerëz. Do të dëshiroja që Serbia të implementonte marrëveshjet”, u shpreh Vjosa Osmani.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Ky është viktima e tentim vrasjes në Pejë
Në orët e hershme të së dielës ka ndodhur një tentim vrasje në Pejë. Rrugës p...
-
Mediat britanike: Bandat shqiptare ‘oferta’ për festa, 5 mijë funte për kalim në Angli
Emigrimi i paligjshëm i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe vijon ...
-
Kurti në Berlin: Mërgata jonë mbetet motor kryesor për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot bashkatdhetarët tanë në Berlin të Gjer...
-
Diplomati holandez: Serbia të përcaktohet se cilën rrugë do ta zgjedhë
Diplomati holandez, Pieter Feith, ka kritikuar politikën e Serbisë. Ai thotë ...
-
“Përkeqësimi i ambientit për të bërë biznes”, edhe Ministrja Hajdari i reagon Avdullah Hotit
Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari i ka reaguar deputetit të Lidhjes Demokr...
-
Kështu duket kryeqyteti në fundvit
Sheshet e kryeqytetit kanë marrë pamje tjetër në prag të festave të fundvitit...
-
Murati i reagon Hotit që tha se ambienti i të bërit biznes në Kosovë është përkeqësuar
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka reaguar dep...
-
VV: S’ka asnjë shpjegim që komunat e drejtuara nga PDK, LDK e AAK nuk ua falën qytetarëve 100 eurot e tatimit në pronë
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një postim lidhur me “100 eurot e tatimit në pro...
-
Blinken: Izraeli duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët e Gazës
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i kërkoi Izraelit të bëjë më s...
-
Qeveria Kurti, në tre vjet asnjë njohje ndërkombëtare
Në tre vite qeverisje nga Albin Kurti, Kosova nuk ka mundur të realizojë asnj...
-
Reshje bore në Shqipëri, probleme në një pjesë të Rrugës së Arbrit
Ditën e sotme janë rikthyer reshjet e borës në disa pjesë të Shqipërisë, teks...
-
Pacolli në Shanghai, thotë se është duke e negociuar një kontratë të madhe
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ësht...