Osmani pas takimit me Varhelyin: Pas vonesave të gjata e të padrejta, nga janari 2024 Kosova do jetë edhe më afër BE-së
Autori: Gazeta inFokus
13:34 | 25 May 2023
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit që pati me Komisionerin Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Várhelyi në konferencë për media ka thënë se për Kosovën, Bashkimi Evropian është vendosmëri shumë dekadëshe e udhëhequr nga vlerat demokratike dhe liridashëse.
Para gazetarëve, e para e vendit tha se përkushtimi i Kosovës për t’u afruar në raport me Bashkimin Evropian mbetet i palëkundur.
“Siç e dini për popullin e Kosovës, BE nuk është thjesht një aspirate afatgjatë por është një vendosmeri shumë dekadëshe e udhëhequr nga vlerat demokratike dhe liridashëse. Ndonëse ka ende shumë punë për të bërë, përkushtimi ynë për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për ta ofruar vendin tonë në raport me Bashkimin Evropian mbetet i palëkundur”, tha Presidentja Osmani.
Osmani theksoi se Kosova do të vazhdoj të qëndrojë krah aleatëve në Evropë e më gjerë, dhe se siç tha ajo “në këtë frymë edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE është një rikonfirmim i këtij angazhimi dhe i punës tonë të çdoditshme, mbi të gjitha është rikonfirmim i orientimit euroatlantik”.
“Në këtë frymë edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE është një rikonfirmim i këtij angazhimi dhe i punës tonë të çdoditshme, mbi të gjitha është rikonfirmim i orientimit euroatlantik. Këtë angazhim Kosova po e vërteton vazhdimisht, jo vetëm me fjalë por me rezultate konkrete. Kosova do të vazhdoj të qëndroj përkrah aleatëve në Evropë e më gjerë, për të bërë çmos që të vazhdojmë përpjeket tona të përbashkëta për ta mbrojtur demokracinë lirinë dhe vlerat qe na bashkojnë. Sundimi i ligjit nuk është vetëm prioritet në letër për Kosovën, është prioritet për gjithë popullin e Kosovës. Sot do ta fillojmë zyrtarisht programin për çështje të brendshme BE-Kosova, ju shpreh mirënjohjen tonë BE-së, për mbështetjen prej 6.5 milionë euro shtesë në mbështetje të përpjekjeve tona në sundim të ligjit”, shtoi Osmani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Presidentja u shpreh se Bashkimi Evropian ka përkushtimin e plotë të Kosovës, e edhe pas vonesave të padrejta e të gjata, nga janari 2024, kur dhe qytetarët do të lëvizin lirshëm, pa viza, Kosova do jetë edhe më e afërt më BE-në.
Ajo shtoi gjithashtu se vendi ynë do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me BE-në në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës, për t’ua afruar edhe më shumë aty ku siç tha Presidentja e kemi vendin, në Bashkimin Evropian.
“BE ka përkushtimin tonë te plotë. Pas vonesave të gjata e të padrejta, nga janari i vitit të ardhshëm, Kosova do jetë edhe me afër BE-së. Në anën tjetër Republika e Kosovës ka ndërmarrë hapa vendimtar për ta sjell Kosovën afër BE. Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe për projektet të cilat do ta afrojnë edhe më tej Republika e Kosovës drejt aty ku e kemi vendin, e për çka kemi kontribuar qe një kohë të gjatë, pra në Bashkimin Evropian”, përfundoi Presidentja Osmani.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...






























