Lajme

Osmani pas takimit me Ramën: Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 04 September 2023

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për takimin që ka pasë sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se patën një diskutim për rrugën e integrimit evropian të dyja shteteve.

“Me kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë”.

-Advertisement-

“Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, ka thënë Osmani.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera