Lajme

Osmani pas takimit me homologun slloven: Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 29 November 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me homologun slloven, Borut Pahor, e pas këtij takimi ata kanë dalë në konferencë të përbashkët për media.

“Raportet me Slloveninë janë shumë miqësore. Sllovenia e ka mbështet Kosovën në rrugën për pavarësi, jemi të interesuar ta thellojmë këtë bashkëpunim në siguri, shëndetësi e tema tjera. Kosova e ka rrugën e qartë drejt NATO-s e BE-së. Duhet ta potencoj që liberalizimi i vizave është vonuar dhe e dëmton kredibilitetin te qytetarët, i kërkoj mbështetje për liberalizimin e vizave”, ka thënë Osmani.

“Kosova ka qenë pala konstruktive, Serbia  nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje me Kosovën, njohja reciproke. Fqinji ynë verior nuk e do një Ballkan të qetë“, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera