Lajme

Osmani pas sulmeve në Izrael: Të tmerruar nga sulmet terroriste, solidazirohemi me Izraelin në këto orë të errëta

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 07 October 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit terrorist kundër Izraelit.

Osmani ka thënë se Kosova është e tmerruar nga një sulm i tillë dhe vrasja e civilëve të pafajshëm.

Shefja e shtetit ka thënë se Kosova shpreh solidaritet të plotë me presidentin Isaac Herzog dhe se lutjet janë për familjet e viktimave.

-Advertisement-

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael.Shprehim solidaritetin tonë të plotë me PresidentinIsaac Herzog, populli dhe shteti i Izraelit në këto orë të errëta.Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar presidentja Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera