Lajme

Osmani pas kapjes së drogës në Lipjan: Edhe një arsye për t’u mbështetur anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 18 May 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kapjes së 400 kg drogë në Lipjan , shkruan Gazeta Infokus.

Osmani ka thënë se kjo është një arsye  për të mbështetur anëtarësimin e merituar të Kosovës në Interpol.

“Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar të agjencive të zbatimit të ligjit dhe një tjetër arsye për të mbështetur anëtarësimin e merituar të Kosovës në Interpol. Faleminderit Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëri”, ka shkruar Osmani./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera