Lajme

Osmani: Partneriteti me SHBA-në nuk është vetëm i domosdoshëm, por ekzistencial

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 26 July 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se partneriteti i Kovoës me SHBA-të nuk është vetëm i domosdoshëm, por ishte ekzistencial për të arritur lirinë.

“Partneriteti me SHBA-të nuk është vetëm i domosdoshëm, por ka qenë fakt gjatë gjithë historisë sonë, ka qenë ekzistencial për të arritur lirinë tonë, vazhdoi të jetë ekzistencial, për arritjen e pavarësinë dhe mbetet i tillë edhe sot e kësaj dite derisa jemi shndërruar në demokraci”, është shprehur Osmani.

“Kosova është demokraci në zhvillim dhe kjo tregon se çka mund të arrijë bota demokratike e udhëhequr nga SHBA-ja, kur përballet me tiranitë dhe sigurohet që liria mbizotëron mbi tiranit”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera