Lajme

Osmani: Pamjet në Bucha janë gjëra nëpër të cilat kemi kaluar, Ukraina duhet ndihmuar me avionë luftarakë

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 07 April 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për transmetuesin kombëtar të Australis, ABC, ka thënë se NATO nuk është duke vepruar njëjtë siç ka bërë në Kosovë.

Kjo, sipas Osmani, po ndodh për shkak se NATO nuk është duke u përballur me të njëjtin agresor.

“Ata po përballen me Rusinë, njërën ndër vendet me fuqinë më të madhe bërthamore, që nënkupton se rreziku është shumë më i madh sesa ish-Jugosllavia në atë kohë që udhëhiqej nga kasapi Sllobodan Millosheviq”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Osmani tha se oksigjeni i luftës në Ukrainë është ekonomia ruse, kështu që sipas saj, sanksionet ndaj Rusisë duhet të shërbejnë që Ukrainë të bëhet më e fortë.

E para e shtetit, për imazhet në Bucha e Iprin tha se janë pamje dhe gjëra nëpër të cilat populli i Kosovës ka kaluar.

“E kemi parë ferrin me sytë e tonë dhe këto neve po na sjellin kujtimet e luftës së tmerrshme dhe tani ne po e shohim një duke ndodhur një luftë tjetër e tmerrshme në kontinentin tonë”, ka thënë Osmani, njofton Klankosova.tv

Osmani më tej tha se duhet të mbyllet çdo sektor që i ndihmon ekonomisë ruse, qoftë edhe ai i energjisë.

“Duhet të sigurohemi se Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe vendet e tjera ta flasin të njëjtën gjuhë dhe veprime të përbashkëta kundër atyre që po e ndihmojnë Rusinë, sepse kjo nuk ka të bëjë vec me Rusinë, por edhe me të gjithë aleatët që ata i kanë nëpër të gjithë botën”, ka thënë ajo.

Ndërsa, sa i përket ndihmës ushtarake ndaj Ukrainës, Komandantja Supreme e Kosovës tha se ata [Ukrainën] duhet ndihmuar më shumë me armatim, e sidomos avionë luftarakë, teksa shtoi se presidenti rus, Vladimir Putin, që nga fillimi i luftës e ka treguar synimin e tij për gjenocid.

“Besoj se Ukraina duhet të ndihmohet më shumë me armatim, sidomos me avionë luftarak sepse ata kanë nevojë që t’i mbrojnë njerëzit e tyre që janë viktima të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Dhe jam e sigurt se Putin që nga fillimi e ka treguar synimin e tij për gjenocid, synimi i tij i tij ka qenë i qartë me thirrjen për “de-nazifikim”, gjë që tregonte se ai dëshiron t’i shkatërroj popullin e Ukrainës”, ka thënë Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera