Lajme

Osmani pajtohet me Kurtin për taksën 100%, por jo edhe për Bashkimin Kombëtar

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 16 November 2019

Një nga pikat në të cilat dy partitë që pritet të formojnë qeverinë e ardhshme nuk pajtohen është Bashkimi Kombëtar.

Vjosa Osmani në opinion dha disa nga arsyet e saj se pse kjo gjë nuk mund të arrihet.

“Sot është vullnet i qartë i qytetarëve të Kosovës – për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ka bërë një referendum në 1992. Ka qenë vullnet i qartë i shprehur në datën 17 shkurt, i cili pastaj është vulosur me vendimin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Edhe sot nëse i pyesim qytetarët e Kosovës unë jam e bindur që ata e besojnë në këtë”.

-Advertisement-

“Për momentin nuk e shikoj si një alternativë e cila mund të bëhet, për shumë arsye. E para, sepse dy shtete do jenë pjesë e BE-së. E dyta, për ne si LDK Republika e Kosovës është projekt i përhershëm dhe e treta është se unë i shoh të dyja vendet si të suksesshme në komunitetin ndërkombëtar, në komunitetin e vendeve të lira. Nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën”.

Ndërsa sa i përket taksës 100 përqind të vendosur për mallrat serbe, Vjosa Osmani ndan mendimin e njëjtë me Albin Kurtin, kryetarin e VV-së.

Osmani thotë se taksa do të zëvendësohet me reciprocitet, e këtë e ka thënë edhe kreu i VV-së.

“Parimore sot është të mbrohet Republika e Kosovës në kufijtë aktualë dhe të bëjmë çmos që ajo të jetë shtet i suksesshëm në aspektin sundimit të ligjit. Tarifa duhet të zëvendësohet me reciprocitet. Është masë që e njohin shtete në fushën e të drejtës ndërkombëtare tregtare. Serbia ta zëmë nuk njeh vulat doganore, nuk njeh certifikatat që lëshojnë institucionet tona. Masat e reciprocitetit nuk mund të merren me një vendim shkel e shko. Tarifa nuk do të ketë nevojë të mbahet nëse vendoset reciprociteti. Raportet tregtare me Serbinë mund të rregullohet vetëm përmes reciprocitetit”.

Ajo tha se kjo taksë u vendos nga Ramush Haradinaj për të mbrojtur kufijtë dhe për të fshehur dështimet e tij qeverisëse./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera