Osmani: Nga sot lejet tona të vozitjes njihen edhe në Danimarkë
Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 17 December 2021
Patentë shoferët e Maqedonisë së Veriut do të njihen edhe në Danimarkë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Osmani teksa ka njoftuar për këtë vendim, ka thënë se zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje për shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Danimakë është shumë e rëndësishme e që kështu është tejkaluar një problem që me dekada ishte barrë e përditshmërisë së tyre.
“Nga sot lejet tona të vozitjes njihen edhe në Danimarkë! Informacionet e fundit të cilat sapo mbërrijnë nga Ambasada jonë në Kopenhagë, thonë se autoritetet daneze, në bazë të bashkëpunimit bilateral, sollën vendim për pranimin e lejeve të vozitjes nga Maqedonia e Veriut. Me këtë vendim, qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë të rregulluar qëndrim të përhershëm në territorin e Danimarkës, nga data e 14 dhjetorit mund të drejtojnë automjetin duke ndërruar lejen e tyre të vozitjes me leje adekuate daneze B, pa kusht që aplikuesi të hyjë në test provues të vozitjes. Zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarkë është shumë e rëndësishme dhe tejkalohet një problem që me dekada ishte barrë e përditshmërisë së tyre, duke marrë parasysh numrin e madh të diasporës tanë atje. 👏Diplomacia në shërbim të diasporës”, ka shkruar Osmani.
Të tjera
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...