Lajme

Osmani nga salla “1 Tetori”, tregon se kur vijnë vaksinat e tjera antiCOVID

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 06 April 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitija, kanë vizituar Qendrën  e Vaksinimit në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Osmani nga salla “1 Tetori” ka bërë thirrje që të respektohen masat dhe ka thënë se po punojnë që sa më shpejtë të vijnë kontingjentet e tjera të vaksinave.

A pati efekte anësore vaksina? Flet infektologu i parë në Kosovë që u vaksinua kundër COVID-19

-Advertisement-

“Dua ti falënderoj gjithë secilin nga stafi mjekësor të cilët po e organizojnë këtë proces në mënyrë kaq të mirë, të cilët angazhohen në procesin e regjistrimit, ndihma e shpejte, mjekët dhe motrat të cilët merren drejtpërdrejtë me procesin e vaksinimit. E rëndësishme është që ne të vazhdojmë t’i respektojmë masat, maskën dhe distancën dhe higjienën të cilat janë masat më të mira për të na mbrojtur nga kjo pandemi”.

“U informova lidhur me regjistrimin edhe të personelit shëndetësor dhe qytetarëve mbi moshën 80 vjeçare, inkurajoj gjithë secilin që sa më parë të jetë e mundur ta kryejnë vaksinimin. Për fat të keq numri i vdekjeve dhe infeksioneve është i madh sepse kjo vala e tretë e ka përshkruar Evropën dhe me gjerë, duhet kujdes më i madh që ta mbrojmë veten dhe njëri- tjetrin”, tha Osmani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera