Lajme

Osmani nga Britania: Do të takohem me njerëzit që dhanë kontribut në pavarësinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 18 July 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo është shprehur e nderuar se po e përfaqëson Kosovën në një tjetër samit të rëndësishme, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, ajo shprehur mirënjohje për njerëzit që do të marrin pjesë sot në këtë samit, ku Osmani thotë se ata dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm që Kosova sot është e lirë dhe e pavarur.

-Advertisement-

“Jam shumë e lumtur që jam këtu, dhe e nderuar që të përfaqësoj Kosovën, në këta Samit të katërt të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, një kënaqësi edhe më e madhe të jem në Mbretërinë e Bashkuar, që ne po gëzojmë 25 vjet të marrëdhënieve të shkëlqyera, që kur forcat britanike hynë në kryeqytetin tonë, ku dhe liruan vendin tonë nga gjenocidi”, u shpreh e para e vendit pak para nisjes së Samitit.

“EPC-ja ka qenë gjithmonë një platformë që ka dhënë një zë të barabartë, dhe secili nga shtetet që do të shihni këtu, është një shtet që ka gjetur këtë platformë. Pra, edhe pse nuk jemi shtet anëtar i Bashkimit Evropian, ne do të kemi një mundësi të barabartë për t’i shprehur jo vetëm shqetësimet, por edhe idetë se si mund t’i kalojmë sfidat e mëdha që kontinenti ynë po përballet”.

“Siç e dini, tani nuk është kohë e lehtë, aspak, për shkak të luftës në Ukrainë, që po rrezikon sigurinë e tërë Evropës. Por është edhe një anë e mirë e kësaj, që t’ia kujtojmë vetës së ka histori të suksesshme, sikur Republika e Kosovës, sepse në vitin 1999, Perëndimi kishte fuqinë, dhe Kosova është prova e kësaj. Edhe kësaj here Perëndimi ka përparësinë, dhe Ukraina nesër do të jetë prova. Është shumë e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar, të mbrojmë vlerat e demokracisë, nga forcat maline, si Rusia”, tha Osmani.

“Partia Liberale ishte partia që udhëhoqi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një tjetër forcë demokratike, që së bashku me Britaninë udhëhoqën NATO-n për të shpëtuar jetët tona. Me njerëzit që do të takohemi sot kanë dhënë kontribut, që jo vetëm sot Kosova është e lirë, sovrane dhe e pavarur, por është një shembull i shkëlqyeshëm i demokracisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera