Lajme

Osmani nesër nënshkruan me USAID marrëveshje për grantin 34.5 milionë dollarësh

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 20 August 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të nënshkruajë nesër një marrëveshje me USAID për një grant 34 milionë e 500 mijë euro.

Për këtë ka njoftuar zyra për media e presidencës, të martën

“Nesër në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh. Amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID”.

-Advertisement-

“Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të deklarohen për media”, thuhet në njoftimin e presidencës

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera