Osmani: Nëse zvarritet shumë, s’e kam problem ta dërgoj çështjen në Kushtetuese
Autori: Gazeta inFokus
15:55 | 15 May 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është e gatshme të shqyrtojë mundësinë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me bllokadën në Kuvend, në rast se kriza politike zvarritet edhe më tej.
Pas takimit me liderët e partive politike, Osmani tha se ka diskutuar këtë çështje me ta dhe theksoi se nuk ka pasur asnjë kundërshtim për një veprim të tillë nga ana e saj, shkruan Gazeta Infokus.
“Nëse kjo situatë vazhdon të zvarritet, ekzistojnë disa opsione që mund të shfrytëzohen nga vetë deputetët. Deri më tani, AAK ka kontestuar një vendim që lidhet me formën e votimit, jo domosdoshmërisht me procesin në tërësi. Një tjetër mundësi është që unë, si presidente, të shfrytëzoj kompetencat kushtetuese dhe t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese. Sot ua kam bërë të qartë liderëve se, nëse ka pajtim nga ana e tyre, unë nuk e kam aspak problem ta ndërmarr këtë hap. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim nga askush”, u shpreh Osmani.
Ajo shtoi se do të pritet edhe disa ditë për të parë nëse do të ketë një marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit, përpara se të merret një vendim përfundimtar.
“Dialogu konstruktiv është thelbësor – për vendin, për institucionet dhe për besimin e qytetarëve. Ai ndikon gjithashtu në imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Ndonëse sot kishte vetëm një disponim minimal, besoj që ai do të rritet me kalimin e kohës. Shpresoj që kjo kohë të mos zgjasë shumë,” përfundoi ajo.

T� tjera
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
-
Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa f...
































