Osmani: Nënat vetë-ushqyese të diskriminuar në shumë aspekte
Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 20 October 2020
Kryetarja e Kuvendit të së Kosovës, Vjosa Osmani, me anë të postimi në Facebook i ka radhitur diskriminimet më të shpeshta që u bëhen nënave vetëushqyese në shoqërinë tonë, shkruan Gazeta inFokus.
Ajo ka shkruar se nënat vetëushqyese më së shumti diskriminohen nga drejtësia, tregu i punës, qendrat për punë sociale dhe shoqëria.
Ajo tha se atyre u diskriminohen edhe fëmijët dhe ka kërkuar nga shoqëria jonë të tregojë pjekurinë e duhur për t’u ofruar hapësirën e duhur, kurse institucionet ka thënë ajo, e kanë për obligim të krijojnë lehtësira, qoftë përmes politikave apo nismave për t’i fuqizuar ato.
Postimi i plotë:
“Diskriminimi i shumëfishtë për nënat vetë-ushqyese
– Nënat vetë-ushqyese diskriminohen nga drejtësia!
Shumë nëna vetë-ushqyese rrëfejnë për diskriminime nga drejtësia, teksa luftojnë për drejtësi. Proceset e tejzgjatura gjyqësore edhe me mbi 10 vite rëndojnë gjendjen e tyre, amplifikojnë vështirësitë e përditshme dhe krijojnë ambient të volitshëm për manifestim të akteve të dhunës në familje, të cilat në disa raste përfundojnë edhe me humbje të jetës. Për më tepër, përkundër kërkesave ligjore, shumë shpesh atyre u mohohet kontributi i dhënë për vite në familje, duke pamundësuar kështu që të përfitojnë nga ndarja e pasurisë.
– Nënat vetë-ushqyese diskriminohen në tregun e punës!
Situata e rënduar ekonomike, sidomos në këtë periudhë të përballjes me pandeminë Covid-19, por edhe shkalla e lartë e papunësisë në mesin e grave, kufizojnë ndjeshëm mundësitë dhe rëndojnë skajshmërisht pozitën e grave, e në veçanti të nënave vetë-ushqyese. Atyre shpesh iu mohohen apo s’ju ofrohen fare mundësitë e punësimit, herë si pasojë e stigmatizimit e rregullisht si pasojë e mungesës së politikave mbështetëse për angazhimin dhe inkuadrimin e tyre, qoftë nga sektori publik po edhe ai privat.
– Nënat vetë-ushqyese shpesh diskriminohen nga qendrat për punë sociale!
Shumë gra rrëfejnë se në vend se të marrin mbështetjen e duhur nga institucionet, atyre kohë pas kohe u bëhet presion që të kthehen aty ku ka dhunë e të durojnë. Qendrat për punë sociale duhet të jenë mbështetje e fuqishme e trajtuese e drejtë e kërkesave të nënave vetë-ushqyese, e jo vend ku ato ndiejnë presion, paragjykim apo refuzim.
– Nënat vetë-ushqyese diskriminohen nga shoqëria!
Nënat vetë-ushqyese kanë nevojë për mbështetje e jo paragjykime. Trajtimi i barabartë i secilës nënë por në raste të caktuara edhe baba si prind vetushqyes, është jo vetëm gjëja më e drejtë por edhe domosdoshmëri për një shoqëri e cila nuk synon të udhëhiqet nga idetë izoluese por nga ato të gjithpërfshirjes, solidarizimit, inkurajimit dhe bashkëpunimit. Koncepti i familjes dhe pikëpamjet filozofike mbi raportet familjare kanë evoluar, e ngjashëm duhet të avancojë respekti, konsiderata dhe përkrahja e nënave vetë-ushqyese në çdo rreth e organizim shoqëror.
– Nënave vetë-ushqyese u diskriminohen fëmijët!
Përtej barrës së drejtpërdrejt që bartin nënat vetë-ushqyese, barra e këtyre sfidave për to është e dyfishtë, sepse, këto rrethana godasin posaçërisht fëmijët e tyre. Në institucionet mësimore – pikërisht aty ku do duhej të respektoheshin dallimet e të promovohej toleranca e komunikimi i mirëfilltë, në plot raste ka diskriminim e trajtim joadekuat ndaj fëmijëvë që kanë prindërit e ndarë ose jetojnë me vetëm njërin prind për shkaqe të ndryshme. Shpeshherë këta fëmije përballen me diskriminim dhe stigmatizim sistematik si nga shokët e shoqet, ashtu edhe nga mësimdhënës të caktuar. Mësimdhënësit do duhej të ishin ata që e lehtësojnë barrën e fëmijëve të prindërve vetë-ushqyes dhe ndërtojnë ura miqësie mes të gjithë fëmijëve pa dallim. Stigmatizimi dhe diskriminimi nuk do duhej të gjente strehë në shkollat tona në asnjë rrethanë!
Rrugëtimi në jetë i secilës nga ne është individual dhe fati i nënave vetë-ushqyese me raste varet nga to e shpesh është komplet jashtë kontrollit të tyre. Por pavarësisht shkakut, shoqëria jonë duhet të tregojë pjekurinë e duhur për t’u ofruar hapësirën e duhur, institucionet e kanë për obligim të krijojnë lehtësira qoftë përmes politikave apo nismave për t’i fuqizuar ato, e secili nga ne duhet të kuptojë që çdo përmirësim i mirëqenies se çdo individi është një hap më afër përmirësimit të mirëqenies kolektive. Andaj, mirëqenia e nënave vetë-ushqyese rezulton edhe në mirëqenie më të mirë për gjithë shoqërinë tonë tani, si dhe në të ardhmen përmes fëmijëve të tyre!”, ka shkruar kryeparlamentarja Osmani në Facebook./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...