Lajme

Osmani: Nëna Ferdonije, shembull i qëndresës në momente të vështira

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 27 March 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në 24-vjetorin e rrëmbimit dhe zhdukjes së katër djemve dhe burrit të nënës Ferdonije Çerkezi, ka thënë se ajo po sfidohet për më shumë se dy dekada në pritje të zbardhjes së fatit të familjarëve të saj.

Osmani tha se nëna Ferdonije është shembull i jashtëzakonshëm i ngulmimit dhe qëndresës në momentet e vështira.

“Ajo është një nënë dhe një grua e jashtëzakonshme që po sfidohet vazhdimisht prej 24- vjetësh në pritje të zbardhjes së fatit të burrit dhe katër djemve, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë në mënyrë kriminale nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Nëna ikonë, në këtë përvjetor, sërish është e vetme në tryezë në pritje të një lajmi”, është shprehur Osmani.

-Advertisement-

Tutje, ajo tha se s’ka fjalë që mund ta shprehë dhimbjen dhe trishtimin e saj, teksa shtoi se do të bëjnë gjithçka që është e mundur që fati i familjarëve të nënës Ferdonije, sikurse edhe i mbi 1 mijë e 600 të zhdukurve me dhunë të zbardhe sa më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera