Osmani në takim me zyrtaren e SHBA-së: Me përfshirjen e grave në proceset e paqes dhe sigurisë, rriten shanset për paqe të qëndrueshme
Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 21 October 2022
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zyrtaren e lartë të Sekretarit të Shtetit në Zyrën për Çështje Globale të Grave (S/GWI), Katrina Fotovat.
Në takim me Fotovat, presidentja Osmani ka theksuar se Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me temë “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”, po organizohet për herë të parë dhe përbën një nga zotimet në kuadër të Samitit për Demokraci.
Sipas Osmanit, Forumi është ngjarja e parë e përmasave të tilla me pjesëmarrës nga 6 kontinente.
Gratë e Republikës së Kosovës, sipas presidentes Osmani e kuptojnë shumë mirë rëndësinë e kësaj Agjende.
Ajo po ashtu tha se gratë e Kosovës janë shembulli në i mirë i angazhimit rreth kësaj agjende.
Sipas Osmanit, ato shquhen posaçërisht për angazhimin aktiv drejt lehtësimit dhe ballafaqimit me pasojat e luftës dhe drejtësinë tranzicionale. Tutje, presidentja ka veçuar punën e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës. Sipas presidentes edhe gratë nga shoqëria civile kanë ndihmuar, gjithashtu të mbijetuarat e dhunës seksuale.
Osmani ka shfaqur bindjen se me përfshirjen e grave në proceset e paqes dhe sigurisë, rriten shanset për paqe të qëndrueshme.
Sipas njoftimit të Presidencës, palët janë dakorduar për bashkëpunim dhe koordinim të rregullt drejt realizimit të projekteve të përbashkëta drejt avancimit dhe zbatimit të Agjendës GPS.
Të tjera
-
Sveçla i pakënaqur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale për Banjskën, çuditet që s’janë përfshirë zyrtarë të Serbisë
Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u s...
-
Vuçiqi e lidh Kurtin me pro*testat e shqiptarëve në Luginë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar protestën e qytetarëve s...
-
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë artificiale
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në lansimin e m...
-
Alarmon zyrtari i PDK’së, këto janë pasojat e përjashtimit të mundshëm nga CEFTA
Arben Mustafa, “ministër” në hije i financave nga Partia Demokratike e Kosovë...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Erdogan, Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën
Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan është takuar me presidentin e Serbisë Ale...
-
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vitin 2025
Kuvendi i Prishtinës nuk ka arritur ende ta miratojë buxhetin për vitin 2025....
-
Valon Syla i reagon ashpër Gold AG: Ti je prindi zero
Reperi, Arian Agushi i njohur me nofkën “Gold AG” ishte i ftuar sonte në emis...
-
“Dështova”, zbulohet letra që shkroi atentatori i Donald Trump
Personi i cili tentoi të eliminonte kandidatin republikan për president Donal...
-
Ia vendosën bllokadën pasi nuk e pagoi parkingun, qytetari në Vushtrri bën veprim të pazakontë!
Komunat e Kosovës kanë nisur aplikimin e pagesave për përdorimin e hapësirave...
-
Rohde pas takimit me Orav: Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me...
-
“Fatonin e vrau shteti”: Nëna e tij kritikon Bislimin dhe Haxhiun
Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, deklaroi se të birin ia vrau shteti....