Lajme

Osmani në takim me Kardinalin e Vatikanit, theksoi rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 29 September 2024

Gjatë javës së kaluar, në Nju Jork, presidentja Vjosa Osmani u takua me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin.

Gjatë takimit, Osmani shprehu përkushtimin e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Selinë e Shenjtë.

Sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, e para e vendit theksoi gjithashtu punën intensive me institucionet e Selisë së Shenjtë për hapjen e Misionit të Veçantë të Kosovës pranë Selisë së Shenjtë, duke e konsideruar këtë si një shembull të përkushtimit të Kosovës për forcimin e mëtejshëm të raporteve midis dy vendeve, si dhe për frymën e harmonisë ndërfetare që vendi ynë e mishëron me shekuj.

-Advertisement-

Tutje në takim, Osmani ka theksuar edhe rëndësinë e njohjes nga Selia e Shenjtë, si hap të rëndësishëm drejt thellimit të raporteve ndërshtetërore, e cila po ashtu do të kontribuonte drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajonin tonë.

Në takim me Kardinalin Parolin, presidentja Osmani ka folur edhe ftesën për vizitën e Papës Françesku në Republikën e Kosovës, të cilën e ka diskutuar në takim me Papën vitin e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera