Lajme

Osmani në takim Fajon: Duke përdorur bandat kriminale në veri, Serbia po përpiqet ta destabilizojë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 16 January 2023

Presidentja Osmani ka pritur në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Në komunikatën e presidencës thuhet se Osmani e ka falënderuar Slloveninë për angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë takim është diskutuar për përkushtimun e përbashkët të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fusha të ndryshme”.

-Advertisement-

Osmani dhe Fajon folën për zhvillimet aktuale në veri të vendit dhe “përpjekjet e institucioneve të Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit”.

Ndërsa, sa i përket çështjes së dialogut, Osmani ka thënë se Kosova është palë konstruktive dhe se Serbia po përdor bandat kriminale në veri që ta destabilizojë Kosovën dhe ta pengojë dialogun.

“Megjithatë, Presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar për paqe e stabilitet dhe se synim parësor mbetet integrimi euroatlantik i Kosovës. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e Sllovenisë për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Image preview

Komunikata e plotë:

Presidentja Osmani priti në takim Zëvendëskryeministren e Sllovenisë, znj. Tanja Fajon, njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Zëvendëskryeministren e Sllovenisë, znj. Tanja Fajon, njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme.

Marrëdhëniet me Slloveninë janë vlerësuar si tejet miqësore, teksa Presidentja Osmani ka çmuar mbështetjen historike të Sllovenisë për Kosovën dhe për integrimin e saj ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka falënderuar Slloveninë për angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, të cilën gjë e ka treguar edhe me emërimin e një emisari special.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe përkushtimi i përbashkët i thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fusha të ndryshme.

Presidentja Osmani dhe Zëvendëskryeministrja Fajon diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në veri të vendit dhe përpjekjet e institucioneve të Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit.

Kurse sa i përket dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova mbetet palë konstruktive, por Serbia me obstruksionet e saj dhe duke përdorur bandat kriminale në veri të vendit po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe ta pengojë dialogun.

Megjithatë, Presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar për paqe e stabilitet dhe se synim parësor mbetet integrimi euroatlantik i Kosovës. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e Sllovenisë për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata të tjera ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera