Osmani: Në shtetet ku ka përfaqësim më të madh gjinor në lidershipin e tyre, ka rënie të korrupsionit
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 10 December 2024
Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, tha se nëse e shohim raportin e fundit të UNWomen dhe Transparency International, tregojnë që pikërisht shtetet që kanë përfaqësim me të madh gjinor në lidershipin e tyre, ato kanë pasur edhe rënie të korrupsionit vazhdimisht vit pas viti, si dhe përmirësim në nivelin e transparencës se institucioneve.
Këtë deklarim, Osmani e bëri të martën në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ku u publikua raporti “Dimensioni gjinor i korrupsionit”.
Ajo tha se një ndër parimet bazike të ndërtimit të shoqërisë dhe institucioneve është barazia gjinore.
“Barazia gjinore nuk është më sfidë në shumicën dërmuese të këtyre shteteve të cilat janë po ashtu të suksesshme në luftimin e korrupsionit”, tha Osmani.
Shefja e shtetit shtoi se gratë në pozita udhëheqëse kanë treguar gjithmonë edhe një perspektivë shtesë.
“Gratë në pozitat udhëheqëse kanë treguar gjithmonë edhe një perspektivë shtesë, u përmend gjithëpërfshirja si një ndër parimet themelore, përkushtim, empati ndaj qytetarëve edhe cilësi të cilat janë të domosdoshme edhe ndaj luftës kundër korrupsionit. Pra, etika në pozitat udhëheqëse ka qenë në shumicën e rasteve parim, kjo ndikon pastaj edhe në shtyllën e demokracisë në këto shtete”, theksoi presidentja Vjosa Osmani.
Instituti i Kosovës për Drejtësi, me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan- Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit, në tryezën e organizuar të martën, publikoi raportin me titull: “Dimensioni gjinor i korrupsionit”, shkruan Betimi për Drejtësi.
Ky aktivitet mbahet në kuadër të “Java Kundër Korrupsionit 2024”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile me moton “Bashkë kundër Korrupsionit”.
Të tjera
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht gruan, burri lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i ...
-
Shtiu me ạrmë e më pas e gjuạjti atë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar dje në Veternjk pasi dyshohet se ka shtënë me armë...
-
Fluks i lartë në pikat kufitare – kolona të gjata tek Dheu i Bardhë
Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes...
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale
Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur fillimin e shërbimeve të Starlink në...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Një aksident ka ndodhur mesnatës e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Fer...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...