Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrejtësi Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 18 December 2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Bashkimin Evropian se është i “padrejtë” ndaj Kosovës në politikat e saj në Ballkanin Perëndimor, duke mos i hequr masat ndëshkuese ndaj saj dhe duke mos treguar gatishmëri për ta shqyrtuar kërkesën e saj për anëtarësim në bllok.
Duke folur pas mbërritjes në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Osmani tha të mërkurën se “duket se ka tendenca në BE nga disa shtete anëtare që Kosova vazhdimisht të dënohet”.
Osmani foli edhe për çështjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, duke thënë se ato, pos që janë të “padrejta”, janë edhe “joevropiane” sepse, siç u shpreh ajo, “po dënojnë një popull 1.7 milionësh, i cili është populli më proevropian në rruzullin tokësorë me mbi 97 për qind të qytetarëve të sajë që mbështesin procesin e integrimit në BE”.
Blloku evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. BE-ja pati vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim./REL
Të tjera
-
Kurti me fjalë të rënda për partitë opozitare, i barazon me Listën Srpska – popullit ia lypë 500 mijë vota
500 mijë është numri i votave që Albin Kurti ka kërkuar nga qytetarët e Kosov...
-
Lajmërohet personi “që kërcënoi” Ramush Haradinajn: Më është keqpërdorur emri im
Gjatë ditës së sotme u raportua për një kërcënim që kishte marrë kreu i AAK-s...
-
Tubimi i VV’së, Kurti përsëri merret me ‘specialitetin’ e tij, i godet ‘studiot televizive’ dhe analistët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të sulmojë analistët kritikë...
-
Kurti ankohet në tubimin e VV’së: Na kanë sabotuar në këto 4 vite
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ankuar në tubimin e VV’së duke thën...
-
Mbledhja e Qeverisë, ja çfarë vendime u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 238, ku janë marrë disa vendime. ...
-
Seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, publikohet agjenda
Kuvendi i Shqipërisë publikoi të mërkurën programin e seancës së përbashkët p...
-
BE-ja është “i vetmi partner i besueshëm” për Ballkanin Perëndimor, thotë kryeministri belg
Bashkimi Evropian është “partneri i vetëm i besueshëm dhe i palëkundur” p...
-
“Vetëvendosje maksimumi 33 %”, Abazi bën parashikimin për rezultatet e zgjedhjeve
Deputeti i AAK-së, Haki Abazi ka bërë një parashikim për rezultatin e zgjedhj...
-
Lutfi Haziri e lë në “rend të dytë” kryetarin e Gjilanit
Në shënimin e 15-vjetorit të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, e drejtuar nga h...
-
Qeveria i bën thirrje BE-së t’i heq masat ndaj Kosovës
Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të heq masat sa më ...
-
Osmani: Serbia sulmon fqinjët e saj e pastaj flet për integrime evropiane – ulja në dy karrige s’i kontribuon paqes
Vjosa Osmani, presidentja e vendit ka kritikuar qasjen e Serbisë dhe ka thënë...
-
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun
Shtetet e Bashkuara sanksionuan të mërkurën tre individë dhe katër kompani, p...