Osmani në Japoni: Mbështetja juaj nuk do të harrohet kurrë as pas luftës dhe as në fazat e rindëtimit

Autori: Gazeta inFokus
14:59 | 11 June 2025
Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Japoni.
Ajo ka marrë pjesë në aktivitetet zyrtare për shënimin e Ditës së Kosovës në Ekspozitën Botërore Expo 2025 në Osaka.
Në hapjen zyrtare të Ditës së Kosovës në Osaka, Osmani u prit ministri Naoki Okada, përgjegjës për Expo Osaka 2025.
Para të pranishmëve Osmani ka mbajtur një fjalim, ku ka përmendur Ditën e Çlirimit të Kosovës, e cila është nesër.
Ndër tjera, ajo ka folur për edhe për bashkëpunimin dhe relacionet me shtetin japonez, duke u shprehu falënderuese në emër të shtetit dhe popullit të Kosovës.
“Mbështetja e Japonisë për popullin tonë, veçanërisht pas luftës dhe në shumë faza të rindërtimit, nuk do të harrohet kurrë. Ajo ka formuar një themel të fortë miqësie dhe partneriteti që gëzojmë sot, një miqësi, një miqësi që mbështetet në vlera të përbashkëta, por edhe në vizionin tonë të përbashkët për të ardhmen”.
“Ndërsa Kosova vazhdon rrugën e saj të zhvillimit në angazhimin ndërkombëtar, do të presim me padurim të kemi partneritet të thellë, në të gjitha institucionet, akademitë, biznese, si dhe në kulturë”, u shpreh Osmani.
Pos Osmanit, fjalim mbajti edhe ministry japonez, Okada, i tha se relacionet me Kosovën vazhdimisht po forcohen dhe ka përmendur edhe medaljet që Kosova ka fituar në xhudo.
“Që nga njohja e Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran nga Japonia në vitin 2008, Japonia e ka mbështetur vazhdimisht shtetin, veçanarisht që nga viti 2018 Japonia është angazhuar në bashkëpunime të ndryshme ekonomike me Kosovën dhe përpjekjet e saj për një zhvillim kombëtar, paqe dhe stabilitet në rajon, dhe rrugën drejt BE-së”, tha Okada.
Ceremonia e hapjes zyrtare të Ditës së Kosovës u përcoll po ashtu me një koncert të veçantë nga Filharmonia e Kosovës.

Të tjera
-
Iu hoq shtetësia pasi punonte si polic në Serbi, N.V. dëbohet nga Kosova, i ndalohet hyrja për 5 vjet
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për N.V, ...
-
Rrëqeth Miss World Albania, tregon se si tërmeti i 2019-tës në Shqipëri ia ndryshoi komplet jetën
E ftuar në emisionin “ZGJOHU”, Miss World Albania, Elona Ndrecaj, ka rrëfyer ...
-
Klinika Gjermane e Syrit feston 20-vjetorin: Dy dekada profesionalizëm, besim dhe ekselencë mjekësore
Klinika Gjermane e Syrit ka shënuar 20-vjetorin e themelimit me një ceremoni ...
-
Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së në garën për kryetar të Deçanit
Jeton Mushkolaj është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë sot rreth o...
-
Mesiq: UÇK-ja ia dha gozhdën e fundit Millosheviqit dhe Jugosllavisë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë për “Info Magazine” ...
-
KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec
Ushtarët e misionit të KFOR-it që i përkasin Komandës Rajonale Perëndimore dh...
-
Gucati: Po përgatisim një draf-dokument për shuarjen e Speciales apo vendosjen në Kosovë
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se janë duke punuar në përgatit...
-
Kurti prezanton qëndrimin e Kosovës për konfliktin Izrael-Iran: Zgjidhje diplomatike, Teherani ta ndalë cenimin e stabilitetit rajonal
Republika e Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj përshkallëzimit të situatës ...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
Mira Murati, shqiptarja që kontribuoi në krijimin e inteligjencës artificiale...
-
Netanyahu: Izraeli do të godasë çdo objekt dhe çdo shënjestër të regjimit të Ajetollahut në Iran
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se sulmet e Izraelit ...
-
A po zhvillohen bisedime me SHBA-në? Irani: Fokusi është në kundërshtimin e armikut
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi më herët tha se bisedimet me SHBA-...