Lajme

Osmani në Forumin e Paqes në Paris, duke folur për Ukrainën kujton luftën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 11 November 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, në një diskutim derisa sa ka folur për luftën aktuale në Ukrainë, ka kujtuar edhe luftën e Kosovës në viteve e 90-ta, shkruan Gazeta Infokus.

Madje ajo tha se nuk duhet të biem pre që agresori dhe viktima të trajtohen si të njëjta.

“Nuk duhet të biem në kurthin e lojës se të dyja palët janë të njëjta, sepse dëgjojmë deklarata se si të dyja palët kanë faj për një luftë që ka qenë absolutisht e paprovokuar nga Ukraina. Asnjëherë nuk do të duhej që të përdorej kjo qasje e dy palëve kur ka agresor të qartë dhe viktimë të qartë. Këtë e kemi parë edhe në luftërat në ish-Jugosllavi e këtë po e shohim edhe tani. Këtu mund të mësojmë nga rasti i Kosovës, që fuqia jonë më e madhe qëndron tek partneriteti”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

E para e vendit gjithashtu tha se Putini duhet ta humbë këtë luftë dhe Ukraina ta fitojë atë.

“Në vitet e 90’ kur lufta e Kosovës ishte ndalur nga NATO-ja, kur NATO-ja kishte ndalur gjenocidin, ishte e suksesshme sepse partneriteti i vendeve demokratike në botë ishte bazuar në vlerat demokratike, vlerat për mbrojtjen e viktimës. Nëse dikush kryen krime lufte, krime kundër njerëzimit, dhe nuk ka drejtësi për ato krime, jemi të dënuar që të shohim përsëritjen e atyre akteve. Nuk do ta quaja ndëshkim, po drejtësi. Mendoj që Putini duhet ta humb këtë luftë, Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë, dhe Ukraina duhet të këtë të gjitha mjetet e mundshme për ta fituar këtë luftë dhe jo vetëm për vete por për të gjithë ne, pasi Ukraina ta fitojë luftën nuk mendoj që Putini do të jetë në pushtet”, ka thënë Osmani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera