Lajme

Osmani në BBC: Serbia po ndihmohet nga Rusia, tenton përshkallëzimin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 02 August 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë intervistë për BBC-në, ku ka folur për tensionet në veri të vendit.

Ajo ka thënë se Serbia po ndihmohet nga Rusia për përshkallëzimin e situatës në Kosovë

“Tensionet për përshkallëzohen. Megjithatë, ka pasur përgatitje nga Serbia, e ndihmuar dhe e nxitu nga Rusia për një kohë të gjatë, për të tentuar përshkallëzimin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti”, tha ajo.“Në dekadën e fundit që Vuçiq ka drejtuar Serbinë, por veçanërisht në muajt e fundit ku ata vazhduan t’i mbështesin strukturat ilegale në veri të Kosovës të cilat përbëhen nga bandat kriminale. Nëpërmjet tyre dhe duke i manipuluar, ara janë duke e mbajtur pakicën serbe që jeton në Kosovë peng të këtyre politikave të gabuara”, shoti ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera