Lajme

Osmani në 24-vjetorin e Masakrës së Korishës: Regjimi serb nuk kurseu as më të vegjlit

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 13 May 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar të vrarët në masakrën e Korishës.

Ajo ka thënë se regjimi serb 24 vjet më parë nuk kurseu as fëmijët.

“Egërsia e regjimit kriminal serb nuk i kurseu as më të vegjlit, jeta e të cilëve u fikë që në fillet e saj. Dhimbja dhe kujtimi për ta do të jenë gjithnjë me ne. Ata do të jenë përkujtues të rrugës së vështirë deri te liria sepse u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Drejtësia për ta është e domosdoshme”, është shprehur Osmani.

-Advertisement-

“I paharruar qoftë kujtimi për ta dhe martirët që u bën guri themeltar i Republikës!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera