Lajme

Osmani në 14 vjetorin e Kushtetueses: Kosova, shtet i përkushtuar ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 23 October 2023

Në shënimin e 14-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, krerë të institucioneve publike, partive politike, ambasadorë, përfaqësues ndërkombëtarë e delegacione nga e mbarë bota, kanë vlerësuar lartë rolin e këtij institucioni dhe Kushtetutës së vendit tonë.

Me aktivitete të ndryshme në shënimin e kësaj dite, është theksuar se praktika e saj gjyqësore është garanci e argument shtesë që Kosova e ka vendin mes shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka Nimani tha se ky institucion është simbol i një rendi të pavarur kushtetues që ka kurorëzuar sakrifica e gjeneratave të tëra për liri dhe pavarësi.

-Advertisement-

Nimani duke folur për rolin e Gjykatës ndër vite, tha se Kushtetuesja ka shërbyer si një urë-lidhëse për të gjitha komunitetet pa dallim.

Nimani po ashtu tha se praktika gjyqësore e Gjykatës së Drejtësisë përkon me aspiratën kushtetuese për anëtarësim në BE.

Caka-Nimani tha se gjatë viteve të fundit, marrëdhënia mes tre pushteteve është ndryshuar.

Në fjalën e saj në 14 vjetorin e themelimit, ajo tha se Gjykata Kushtetuese sot qëndron dinjitoze mes Gjykatave Kushtetuese, anëtare të konferencës botërore të drejtësisë kushtetuese.

Ndërkaq, Nimani ka falënderuar edhe Gjykatën e Venecias dhe atë të BE-së për kontributin e dhënë.

Ndërsa, në pamundësi të ishte prezentë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një video mesazhi përshendeti të pranishmit.

Osmani është shprehur e lumtur që në ditët në vijim Kosova do të jetë nikoqire e diskutimeve në gjykatat e shteteve tjera.

Kurse, gjyqtari federal amerikan, John Tunheim, tha se ka qen privilegj i madh që ka qenë i përfshirë në zhvillimin e sistemit kaq të madhe të sistemit ligjoir të Kosovës.

Ai kujtoi vizitën e parë në Kosovë në dimrin e vitit 1999-2000 dhe punën e tij për dy dekada.

Laurent Fabius, kryetar i Këshillit Kushtetues Francez, tha se duhet të mbizotërojë ligji dhe shteti i së drejtës.

Ceremonia përfundoi me një dokumentar që për pak minuta është përmbledhur puna e Gjykatës Kushtetuese gjatë 14 viteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera