Lajme

Osmani: Mos-liberalizmi i vizave për Kosovën po e dëmton kredibilitetin e BE-së

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 29 November 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në vizitë zyrtare homologun e saj slloven, Borut Pahor.

Ajo tha se Sllovenia e ka mbështetur Kosovën në përpjekjet për pavarësi, siç e ka mbështetur edhe në fazën e pasluftës, qoftë me pjesëmarrje në KFOR por edhe në përkrahje diplomatike.

Osmani tha se Kosova është e interesuar që bashkëpunimi me Slloveninë të thellohet edhe më tej në fushën e sigurisë, arsimit, shëndetësisë, shkëmbimeve kulturore, agjendën e gjelbër e tema të tjera.

-Advertisement-

Më tej, Osmani në konferencë për media tha foli edhe për liberalizimin e vizave, që sipas saj, ky proces është vonuar për qytetarët e Kosovës dhe kjo e dëmton kredibilitetin e Bashkimit Evropian.

“Ky liberalizim duhet të ndodhë sa më parë dhe s’ka arsye për hezitime e për këtë gjë dua ta falënderoj presidentin Pahor për mbështetjen e tij të fuqishme dhe t’i kërkoj përkrahje të mëtejme që të binden edhe ato pak shtete që mund të kenë hezitime sa i përket këtij procesi”, është shprehur Osmani.

Tutje, e para e shtetit foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi, ku tha se Kosova gjithmonë ka qenë pala konstruktive në këtë proces, por sipas saj, Serbia s’është e interesuar që të arrijë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Kosovë dhe se është Serbia ajo që po dëshiron një Ballkan Perëndimor të destabilizuar.

“Për fat të keq, fqiu jonë verior nuk e dëshiron një Ballkan Perëndimor stabil dhe në paqe, prandaj po përdor retorikë dhe veprime të ndryshme të cilat po e destabilizojnë rajonin tonë”, është shprehur Osmani.

Osmani kërkoi nga BE që të jetë e qartë në raport me Serbinë dhe të kërkoj që Serbia ta ndërpret retoriken e saj nxitëse.

“Për ketë shpresoj që BE do të jetë e qartë në raport me Serbinë dhe të kërkoj që ta ndërpret edhe retoriken nxitëse por edhe veprimet destabilizuese jo vetëm në raport me Kosovën por edhe me Bosnjën, Malin e Zi e shtete të tjera”, ka thënë Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera