Lajme

Osmani: Meritoj fitoren në këto zgjedhje, për shkak të konsistencës time në vendimet politike

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 11 September 2019

Kandidatja për kryeministër nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka thënë se ka bashkuar të gjithë personat më të mirë brenda LDK-së rreth saj.

Osmani, në “Debat Plus”  ka thënë se meriton të bëhet kryeministre pasi i takon një kulture politike demokratike të njëmend e jo sa për sy e faqe.

“Kam dëshmuar më shumë se çdo politikanë në Kosovë konsistencë politike sidomos në vendime të rëndësishme politike ku është mbrojtur interesi qytetar”, tha ajo.

-Advertisement-

Ish-deputetja e LDK-së ka thënë se meriton të jetë kryeministre pasi ka një përgatitje profesionale të dëshmuar ndërkombëtarisht.

“Deri tani e kam dëshmuar se asnjëherë nuk e tjetërsoj besimin e qytetarëve. Pavarësisht komenteve, qytetarët janë ata që e dëshmojnë konsistencën time politike”.

Osmani ka thënë se ajo ka pushtet brenda LDK-së më shumë se që ka çdo kandidatë për kryeministër në partitë e tyre.

“Asnjë parti nuk mund të jetë e fuqishme nëse garon duke u rrethuar nga kulti i individit. Unë jam e vetmja që kam ekip e madje ekip të shkëlqyer. Ekip fitues që janë profesionistë të gjitha fushave e madje që janë kthyer nga jashtë për të kontribuar në këtë vend”, deklaroi ndër të tjera Vjosa Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera