Lajme

Osmani: Masakra e Buchas në Ukrainë është një kujtesë e qartë

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 01 April 2023

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka folur në lidhje për 1-vjetorin e çlirimit të qytetit ukrainas Bucha, nga pushtuesit rusë.

Osmani ka thënë se masakra në Bucha sipas tij, është një kujtesë e qartë se paqja dhe dinjiteti njerëzor nuk janë të mirëqenë.

“Dje e shënuam 1-vjetorin që kur mbrojtësit ukrainas dëbuan pushtuesit rusë nga qyteti i Buchas, ku u vranë mbi 460 persona. Kjo masakër është një kujtesë e qartë se paqja dhe dinjiteti njerëzor nuk janë të mirëqenë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera