Lajme

Osmani, Listës Serbe: Unë jo veç presidente, por jam edhe Komandante Supreme e ushtrisë në të cilën ka edhe serbë

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 07 September 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur Listës Serbe të cilët deklaruan se paralajmërimi i saj për vizitë në veri paraqet provokim.

Osmani tha se Lista Serbe më së paku është përfaqësuese e interesave të serbvë të Kosovës, teksa shtoi se ajo jo vetëm që është presidente e vendit, por edhe Komandante Supreme.

“Unë jo që vetëm jam presidente e Kosovës, e të gjithë qytetarëve pa dallim, por jam edhe Komandante Supreme e Ushtrisë së Kosovës e cila në mesin e saj edhe shqiptarë, serbë, turq e të komuniteteve të tjera”, është shprehur Osmani.

Ajo tutje tha se këto ditë, qytetarët serbë në Kosovë po kërcënohen e frikësohen nga strukturat ilegale serbe.

“Ata s’frikësohen nga unë por nga udhëheqësit e organizatave kriminale të cilët i kanë bllokuar dhe po i mbajnë peng në mënyrë që të krijohen tensione në stilin e Putinit”.

“Prandaj, edhe një herë i ftojë të gjithë qytetarët serbë në Kosovë që të mos bien pre e propagandës që burimin e ka në Rusi dhe tek njerëzit që i takojnë të kaluarës së Millosheviqit”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ajo tha se qëllimi i Listës Serbe është tensioni e dhuna, ku shtoi se për të gjithë ata që synim e kanë tensionin e dhunën, përgjigja e institucioneve të Kosovës është sundimi i ligjit.

Të tjera