Lajme

Osmani: Letonia mbetet mike dhe aleate e fortë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 18 February 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me Presidentin e Letonisë, Egils Levits.

Të dy biseduan mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë.

Gjatë takimit presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Levits për angazhimin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në skenën ndërkombëtare, përfshirë në proceset e anëtarësimit në strukturat euroatlantike dhe organizata të tjera ndërkombëtare, ndërsa ka theksuar se Letonia mbetet mike dhe aleate e fortë e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Në komunikatën nga Presidenca thuhet se Osmani e informoi Presidentin Levits mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera