Lajme

Osmani kujton Rugovën: Me urti e dije të pashoqe, arriti ta artikulonte politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të jetuar të lirë

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 02 December 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 78-të të ditëlindjes.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë që “Rugova ishte njeriu i cili e udhëhoqi popullin e vet drejt lirisë dhe pavarësisë”.

“Sot shënojmë 2 dhjetorin, ditën e lindjes së Presidentit të parë, historik, të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, njeriut i cili e udhëhoqi popullin e vet drejt lirisë dhe pavarësisë. Presidenti Rugova ishte ideator i shtetit të pavarur të Kosovës e prijës i parë i saj. Me urti e dije të pashoqe, ai arriti ta artikulonte politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të jetuar të lirë, në tokën e tyre e në shtetin e tyre”.

-Advertisement-

“Udhëheqja e tij është shembull e model të cilin duhet ta kujtojmë çdo ditë e me të cilin duhet të mishërohemi, në mënyrë që vizionin e Presidentit Rugova për shtet ta bëjmë edhe më kuptimplotë, duke e jetësuar çdo ditë atë”, ka shkruar tutje Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera