Lajme

Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Trashëgimia e saj vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 19 June 2024

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta

Ajo ka thënë se vendosmëria, guximi dhe angazhimi i saj mbeten referencë për brezat e tashëm dhe të ardhshëm.

“Sot në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me respekt bashkëpunëtoren e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, gruan stoike, avokaten, aktivisten politike dhe ish-ministren Nekibe Kelmendi, trashëgimia e së cilës vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë”.

-Advertisement-

“Një jetë të tërë ia kushtoi profesionit të avokates dhe angazhimit politik për Kosovën e lirë dhe të pavarur, duke i bërë ballë vrasjes së burrit dhe dy djemve të saj nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit”, ka thënë Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera