Lajme

Osmani kujton Masakrën e Rezallës: Të rënët në këtë masakër nuk do të harrohen kurrë

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 05 April 2022

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka përkujtuar Masakrën e Rezallës në 23-vjetorin e saj, shkruan Gazeta Infokus.

Osmani tha se autorët e krimit duke u munduar të fshehin gjurmët e krimit zhdukën 44 viktima, dhe theksoi se e vërteta nuk mund të fshihet.

Kështu është bërë e ditur nga faqja e presidencës.

-Advertisement-

“Duke u përpjekur t`i fshehin gjurmët e krimit, autorët zhdukën 44 viktima, një pjesë e të cilëve u gjetën vite më pas në një varrezë masive në Rudnicë të Serbisë. E vërteta nuk mund të fshihet, ndaj do të jetë përkushtim i yni i vazhdueshëm. Për Rezallën dhe çdo vend të Kosovës ku janë kryer krime nevojitet drejtësi. Të rënët në këtë Masakër nuk do të harrohen kurrë dhe bashkë me përvjetorët e lirisë do të kujtohen çdoherë!”, ka thënë presidentja./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera