Lajme

Osmani kujton Fehmi Aganin: Figurë emblematike e dorë e djathtë e Presidentit Rugova

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 06 May 2023

Në 24-vjetorin e vrasjes, Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar akademik Fehmi Aganin.

Ajo tha se Agani ishte emblematike për lirinë e Kosovës dhe dorë e djathtë e ish-presidentit Rugova.

“Sot e kujtojmë me respekt akademik Fehmi Aganin, figurën emblematike të lëvizjes për lirinë e Kosovës, njeriun që përkushtimin e tij ndaj dijes e arsimit e kombinoi me aktivitetin politik, duke qenë dorë e djathtë e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova, me të cilin u angazhua deri në vdekje në përmbushjen e idealit për Kosovën shtet të pavarur. Më 6 maj të vitit 1999, në agun e lirisë, vizionari e përbashkuesi, akademik Agani u vra mizorisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë. Vizioni dhe trashëgimia e tij për Kosovën do të jetë frymëzim për brezat”.

-Advertisement-

Osmani tha se kujtimi për akademik Aganin do të jetë i përhershëm, kurse “sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë përkushtim i yni i vazhdueshëm!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera