Lajme

Osmani kritikon ashpër Borrellin duke thënë se u tregua haptazi i njëanshëm

Autori: Ermirë Berisha 20:44 | 21 November 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borell, është treguar i njëanshëm në negociatat Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta inFokus.

Osmani përmes një postimi në Facebook, është shprehur se Borell në vend se të akuzonte Kosovën duhet të ia kujtonte Serbisë marrëveshjet e shkelura të Brukselit.

“Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë sot nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrell t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’ia përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën”, ka shkruar presidentja./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera